A1 Report - Tregu monopol, aeroporti i Tiranes tarifat me te shtrenjta te rajonit

Report TV 2015-08-21

Views 20

TIRANE- Shqipëria ka një prej aeroporteve civile ndërkombëtare më të shtrenjtë të rajonit. Aktualisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës "Nënë Tereza" administrohet nga një kompani gjermane për një marrëveshje koncesionare prej 25 vjetësh.

Kjo duket të jetë dhe arsyeja pse aeroporti mban taksa të larta aeroportuale për të gjithë kompanitë ajrore, të cilat çmimet ua mbartin më pas në bileta pasagjerëve. Një ditë më parë edhe drejtuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil, pranuan për "A1 Report" faktin e taksave aeroportuale të shtrenjta.

Një pasagjer shqiptar që udhëton me avion nga aeroporti "Nënë Tereza" drejt destinacioneve europiane paguan të përfshirë në këtë biletë: taksën aeroportuale 19 euro, taksën e ngritjes së avionit 12 euro dhe atë të uljes së avionit 9 euro, plus koston e shtuar të karburantit, i cili në Shqipëri është 25% më i shtrenjtë se në Europë.

Këto janë disa prej arsyeve se përse shtetasit shqiptar kanë nisur gjithmonë e më shumë të prenotojnë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, jo vetëm për destinacionet drejt Europës, por edhe drejt kontinenteve të tjera.

Madje, edhe agjencitë turistike shqiptare kanë filluar që të ofrojnë shërbime udhëtimesh turistike nga aeroporti i Prishtinës, duke siguruar udhëtimin me autobus nga Tirana në Prishtinë.

Shkurtimi i distancës rrugore mes dy vendeve, po bën që aeroporti i Prishtinës të funksionojë si "low cost", duke kryer atë funksion që realisht mund ta bënte Aeroporti i Kukësit, por ky i fundit nuk ka të drejtën e fluturimeve ndërkombëtare.

TAKSAT AEROPORTUALE NË AEROPORTIN E RINASIT
Lloji i taksës Çmimi
Taksa aeroportuale 19 euro
Taksa e ngritjes së avionit 12 euro
Taksa e uljes së avionit 9 euro

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS