Braçe kritika sistemit bankar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Komisionit të Ekonomisë e sheh përgjegjësinë për numrin e lartë të vjedhjeve edhe brenda vetë sektorit bankar. Erion Braçe tha gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes me dyer të mbyllura që u zhvillua në komisionin parlamentar që ai drejton se standardet e sigurisë në banka duhet të ishin rritur me kohë dhe duhet të ishte marrë modeli bashkëkohor që zbatohet në të gjitha vendet europiane. Për të, niveli i lartë i parasë Cash në qarkullim është një ekspozim më shumë ndaj këtyre vjedhjeve. Kreu i Komisionit të Ekonomisë ka fajësuar për vjedhjet edhe shoqëritë e sigurimit fizik të bankave, të cilat përdorin mjete jashtë çdo logjike transporti. Por për këtë, ai u shpreh se nuk është përgjegjësia e Policisë së Shtetit. Brace tha se Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave, Policia e Shtetit dhe Shoqëritë e Sigurimit Fizik do të marrin në zbatim një plan të detajuar për të eliminuar vjedhjet. Së pari nisma do të jetë ligjore, dhe do të përcaktojë qartë certifikimin dhe mbikëqyrjen e shoqërive që transportojnë paratë.

Share This Video


Download

  
Report form