https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Sistemi bankar me humbje" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti 2013 duket se do të jete viti më i keq, jo vetëm për ekonominë në tërësi, por edhe për sistemin bankar. Për herë të parë, sipas të dhënave 9 mujore të këtij viti, sistemi bankar rezulton me humbje. Lajmin e konfirmon Kryetari i Shoqatës së Bankave, njëherazi edhe drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare. Në një intervistë për Vizion Plus drejtori Sejhan Penxhabllëgil tregon faktorët. "Për herë të parë, pas shume kohesh, sistemi bankar për periudhën 9 mujore del me humbje. Pra 2013 mund të konsiderohet vërtet një vit i keq. Kjo pasi pati një ngadalësim ekonomik në të gjithë rajonin. Ndërsa në vendin tonë patëm zgjedhje, ndryshoi qeveria, ndryshoi administrata. Të gjithë këta faktorë kanë bërë që të ketë me pak investime, me shume kredi të këqija. I vetmi pozitivitet ishte tranzicioni i lehte që kaluam". Lidhur me mundësinë për një marrëveshje të re me FMN, Drejtori i BKT thotë se ky institucion ka rregulla strikte, por është detyrë e qeverisë që të negocioje një marrëveshje pa kushte të forta. "Marrëveshja me FMN ka disa anë pozitive dhe negative. Pozitive, pasi i jep me shume besueshmëri investitorëve, por nga ana tjetër, prioritet i punës së saj është aftësia e qeverise që të paguaje borxhet dhe jo rritja ekonomike dhe në raste të tilla shpesh kredidhenia shoqërohet me kritere edhe me te forta. Megjithatë një marrëveshje me FMN do të ishte e nevojshme, por duhet bërë kujdes që të mos ketë kushte të forta". Nga ana tjetër drejtori i BKT thotë se, Banka qe ia drejton do të kreditoje edhe më shumë në 2014. Performanca e BKT ka bere që ajo të rikonfirmohet si Banka më e mire në Shqipëri në 2013, nga revista prestigjioze "The Banker". Ndërsa drejtori i saj, si më i miri në Europen Julindore. "Ne rritemi pavarësisht krizës dhe pavarësisht viteve zgjedhore që kalojmë. Edhe këtë vit kemi perfomruar mirë pavarësisht vështirësive. Çmimi që kemi marrë është një vlerësim, si të thuash të maresh Çmimin "Oskar" nga një revistë prestigjioze". Ky është viti i parë që BKT vlerësohet si banka me e mire në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form