http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy muaj nga vrasja e bankierit Artan Santo, Prokuroria dhe policia nuk kane ende nje emër te dyshuari si autor i ngjarjes, ndonëse sipas Drejtorit te Përgjithshëm te Policisë hetimet vazhdojnë te jene intensive. Sipas drejtorit Artan Didi dyshimi i krimit brenda sistemit bankar mbetet një prej pistave kryesore ku po përqendrohen hetimet. ?Pavarësisht ngjarjeve hetimet me intensitet. Zbardhja do te na ndihmoje nëse ka krim ne sistemin bankar? Didi sqaron se dosja ndodhet ne Prokurori, ndërsa hetimet po kryhen nga te dy institucionet. Megjithatë, Didi sqaron se policia dërgon provat ndërsa avancimi i hetimeve deri ne emra te përveçëm është ne dore te Prokurorisë.Ish-bankieri, Artan Santo u ekzekutua ne 26 qershor te këtij viti nga dy persona me motor ku arrestimi i te cilëve nuk u be i mundur nga policia. Menjëherë pas ngjarjes policia prangosi dy kushërinj Sajmir dhe Klodian Gjozi nga Fushe Kruje, te cilët me pas u lane te lire nga gjykata. Për vrasjen e bankierit janë ngritur disa pista hetimi.