http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati i pare televiziv mes dy rivaleve per Shtëpinë e Bardhe, Clinton e Trump shënoi nje rekord shikuesish. 84 milionë njerëz e ndoqën ate direkt ne 13 televizione amerikane, ndonëse shifra mund te jete me e larte pasi miliona shikues e ndoqën edhe jashtë Amerikës, përmes internetit apo ne ambiente te ndryshme. Me pare rekordin e mbante debati mes Jimmy Carter e Ronald Reagan me 80, 6 milionë shikues ne vitin 1980. Përpara zgjedhjeve te 8 nëntorit dy kandidatet do te zhvillojnë edhe dy debate te tjera ne 9 dhe 19 tetor. Ndërsa sondazhet nxorën Clinton si fituese te debatit te pare, Trump ka premtuar se do te godasë me fort ne perballjen e radhës. Pas debatit analistet kritikuan dy rivalet per ato çështje qe nuk u diskutuan ne perballjen e tyre te pare. Ndërsa u fokusuan tek ekonomia dhe tregtia, ata nuk sqaruan se si do te sillet presidenti i ri ne detyrën e komandantit te përgjithshëm. Afganistani po kështu u përmend shume pak ndonëse aty ndodhi lufta me gjate e Amerikës, ndërsa talebanet kontrollojnë 30 perqind te territorit te vendit dhe ISIS është i pranishëm. Emigracioni ishte një tjetër temë që Clinton dhe Trump nuk e trajtuan dhe as se si do te zgjidhet çështja e 11 milionë emigranteve pa dokumenta. As kriza siriane nuk u përfshi ne debat dhe ne duelin e ardhshëm shikuesit do te duan te dine, cilat jane qëndrimet e rivaleve.