“ARMO” rinis punën me naftë shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rafineria e ?ARMO?-s i është dhënë në përdorim firmës ?Ionian Refining? dhe ?Trading Co?. Lajmi bëhet i ditur nga kompania ?Bankers Petrolium?, e cila ka njoftuar se 65% të naftës që nxjerr nga nëntoka shqiptare do ta japë për përpunim në rafinerinë e Ballshit dhe të Fierit. Çmimi i shitjes së naftës do të jetë ai që ?Bankers? shet në eksport, minus kostot e transportit.?Bankers Petroleum Ltd? ka kënaqësinë të deklarojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me ?Ionian Refining? dhe ?Trading Co?.E penalizuar dhe në disa procese gjyqësore për mos marrjen e pagesave për naftën që i ka dhënë në vite rafinerisë ?ARMO?, ?Bankers? është siguruar që të marrë garanci për pagesat e naftës. Në vitin 2012-të ?Bankers? pretendonte 30 milion dollarë detyrime që rafineria vendase kishte ndaj saj.Kompania do të marrë garanci pagese në advancë për ngarkesat e naftës bruto. Në përputhje me marrëveshjen, ngarkesat e naftës do të shiten gjatë periudhës 1 tetor 2016- 31 Dhjetor 2017.Por asnjë nga institucionet shtetërore, si ministria e ekonomisë që ka në pronësi 15% të aseteve të ?ARMO?-s dhe ajo e energjikes, nuk kanë dhënë asnjë informacion për marrëveshjen e dhënies në përdorim të dy uzinave të naftës, në një kohë që numri i çështjeve për të vendosur sekuestro mbi armon, si nga bankat edhe nga palët e treta është i panumërt.Një muaj më parë edhe Drejtoria e Doganave kërkoi bllokimin e ?Armo?-s për të vjelë borxhin që kjo rafineri nuk ka derdhur në formën e taksave. Në fund të 2013-ës, detyrimet fiskale ndaj shtetit shqiptar të rafinerisë arritën në 70 milion dollarë, ndërsa 40 milion të tjera janë kredi e pashlyer në dy nga bankat që operojnë në Shqipëri.?IRTC SH.A? që ka marrë së fundi te drejtat e shfrytëzimit te ?ARMO?-s rezulton një kompani e regjistruar në ishujt Virgin, të njohur si ?parajsa fiskale?. Por ky ndryshim nuk është reflektuar në ekstraktin e kompanisë në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve.

Share This Video


Download

  
Report form