http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Bujqësisë lejon therjen e kafshëve, në të gjitha zonat e vëna. Me një urdhër të ri të firmosur nga Ministri Edmond Panariti, çdo fermer tashmë mund të çojë në thertore bagëtitë e tij, por vetëm brenda qarkut të origjinës. Po ashtu, Ministria e Bujqësisë në fund të vaksinimit, do të bëjë gati një faturë financiare për të gjithë fermat që u prekën nga dermatoza nodulare dhe do të kërkojë një fond për zëvendësimin e tyre. Deri tani, janë vaksinuar 170 mijë kafshë, ndërsa mbeten ende edhe 90 doza që të përfundojë ky proçes. Zonat më të prekura janë Dibra dhe Librazhdi, pasi janë më afër në kufi me Maqedoninë, e cila përcolli këtë sëmundje në Shqipëri.