http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth katër mijë fermerë në të gjithë vendin do të përfitojnë këtë vit nga fondet e skemës kombëtare në bujqësi.Autoritetet bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e këtyre fondeve do t?i shkojë blegtorisë. BLEDI ÇUÇIMINISTER I BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURAL Ne kemi menduar që për t?i ardhur në ndihmë këtij sektori kaq të rëndësishëm, rreth 80% të granteve të Skemës Kombëtare për fermerët, t?ia dedikojmë blegtorisë. Këtë vit me një skemë shumë të thjeshtë, duke paguar para për tufën bazë. Besoj se kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe dhe e shtrirë në disa vite, mendojmë që do të bëjmë një ndryshim rrënjësor në këtë sektor.Subvencionet do të mbështesin fermerët për shtimin e krerëve të bagëtisë, duke rritur kështu edhe prodhimin e produkteve blegtorale.BLEDI ÇUÇIMINISTER I BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURALAplikimet për fondin e fermerëve do të jenë të hapura prej datës 29 të këtij muaji deri më 19 qershor dhe do të kryhen online nëpërmjet portalit e-albania.