http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa filmime me kamera amatore tregojnë gjuetarë italiane që ushtrojnë gjuetinë e paligjshme në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Ata tregojnë se kane vrarë me dhjetëra shpendë të egër në zonën e Pishporos në Vlorë. Gjuetari numëron në gjahun e një dite, 74 shkurtëza, ndërkohë qe sipas ligjit nuk lejohet të vrasësh me shume se 10 shpendë të tille në dite. Me pas shpendët futen kontrabande në Itali, pa u penguar nga kontrolli në pikat doganore. Duke denoncuar këtë masakër, Federata e Gjuetareve te Shqipërisë ka kërkuar moratorium pa afat për gjuetinë e turisteve të huaj në vendin tonë. Por problemi i gjuetisë së pakontrolluar nuk mbetet thjesht dhe vetëm tek të huajt. Në territorin e Shqipërisë janë në përdorim 150 mije armë gjahu, ndërkohë qe vetëm 17 mije persona ka te regjistruar në Federatën e Gjuetareve me lejen përkatëse. Për shkak të masakrës me zhdukjen e disa specieve të rralla të shpendëve dhe kafshëve, Ministria e Mjedisit ka çuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, projektligjin për moratorium të gjuetisë për dy vjet. Federata e Gjuetarëve është shprehur kundër moratoriumit, duke kërkuar forcim të ligjit për gjuetinë dhe cilësimin e saj si vepër penale kur ushtrohet në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas tyre gjuetia është kthyer nga sport në tregti dhe për këtë arsye propozuan ndalim të tregtimit të shpendëve dhe kafshëve të egra në restorante. Megjithatë të gjithë ishin dakord në një pikë, gjuetia duhet disiplinuar per të mos gjetur pamje te tmerrshme në rrjetet sociale dhe për të mos i vënë kufij pronash imagjinare zonave të gjahut.