“Reforma zgjedhore, sfida e radhës” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas reformës në drejtësi, ajo zgjedhore është sfida e radhës e politikës shqiptare. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka deklaruar domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat do të sigurojnë standardet. Duke kujtuar se vitin e ardhshëm vendi do të shkojë në zgjedhje politike, Kryeparlamentari Meta vuri theksin tek miradministrimi i procesit. Këto deklarata kreu i Kuvendit i bëri në Konferencën e 25-të Vjetore e Shoqatës së Trupave Zgjedhorë Evropian. Nga ana e tij, drejtuesi në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Willton risolli në vëmendje zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër. Sipas tij, ky proces dëshmoi nevojën për një reformë të plotë zgjedhore, për të siguruar depolitizimin e administrimit të zgjedhjeve.

Share This Video


Download

  
Report form