Borxhi i radhës 25.4 mld leke - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Qeveria do të marrë borxh, nga qytetarët, pas dy ditësh rreth 250 milionë dollarë ose 25.4 miliardë lekë. Borxhi do të merret përmes ankandit të bonove të thesarit nga Banka e Shqipërisë. Ministria e financave, do të blej nga bankat dhe individët me afat 6- mujor, afro 16 miliardë lekë, dhe 9 miliardë do të kenë afat 1 vjeçar. Interesi për bonot e thesarit është 5.52%, me i ulti në 20 vitet e fundit, për shkak të ndërhyrjes së Bankës Qendrore duke ulur normat e interesit për lekun. Gjatë 5 muajave të parë të këtij viti qeveria ka shpenzuar 50% më shumë se planifikimi. Nga ana tjetër mbledhja e të ardhurave ka qenë më e ulëta e gjithë dekadës. Vetë Komisioni Evropian, ka evidentuar në një raport për ekonominë e vendeve që synojnë anëtarësimin në BE, se situata në buxhetin e shtetit për Shqipërinë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë periudhës para zgjedhjeve. Raporti thekson se të ardhurat totale kanë rënë me 0.2% me bazë vjetore, ndërkohë që defiçiti në buxhet u tejkalua me 50% nga parashikimi. Gjatë hartimit të buxhetit, financat nuk vendosën një tavan për borxhin publik, duke e shkelur parashikimin e bërë që në janar ku borxhi u rrit nga 62.6 në 63.8% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto.

The government will borrow from citizens, after two days about 250 million dollars or 25.4 billion. Debt will be through auction of treasury bills by the Bank of Albania. Ministry of Finance, will buy from banks and individuals within 6 - nearly 16 billion and 9 billion will have one year term. Interest rates on treasury bills is 5:52%, with the lowest in the last 20 years, due to intervention by the Central Bank cut interest rates for the Lek. During the first five months of this year the government spent 50% more than planned. On the other hand, revenue collection has been the lowest of all decade. The European Commission itself has noted in a report on the economy of countries aspiring to EU membership, the state budget situation in Albania has significantly deteriorated during the period before the election. The report states that total revenues decreased by 0.2% on an annual basis, while the budget deficit was exceeded by 50% of the forecast. During budgeting, finances do not put a ceiling on public debt, breaking the forecast made ??in January where debt rose from 62.6 to 63.8% of Gross Domestic Product.

Share This Video


Download

  
Report form