Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar për të vazhduar të mërkurën. Thaçi është shprehur optimist se bisedimet e nesërme do të përfundojnë me dakordim në mes të palëve. "Ka qenë një takim, për të cilin besoj se të mërkurën do të përmbyllet me pajtimin për implementimin e marrëveshjes së muajit të kaluar. Besoj se nuk do të humbim kohë. Jemi të vendosur që të arrijmë marrëveshje dhe të fillojmë zbatimin në terren. Përfundimisht, kjo marrëveshje do të shënojë një hap përpara për normalizimin e marrëdhënieve tona dhe perspektivën evropiane të vendeve dhe popujve tanë", ka thënë Thaçi. Homologu i tij serb, Ivica Daçiç, nuk është prononcuar për gazetarët. Takimit të dy kryeministrave, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i kanë paraprirë bisedimet veç e veç të baroneshës me Daçiç dhe Thaçin, të cilat kanë zgjatur më shumë seç ka qenë e paraparë. Marrëveshja e 19 prillit është e para në mes të palëve, e cila synon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur. Në BE theksojnë se koha po skadon dhe se duhet të arrihet sa më parë pajtimi për zbatim. Implementimi është kyç, si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin, që të shënojnë përparime në procesin e integrimit evropian.
The meeting between the Prime Ministers of Serbia and Kosovo, Hashim Thaci and Ivica Dacic, who has been the topic of implementing the plan of 19 April, completed to continue on Wednesday. Thaci is optimistic that talks will conclude tomorrow with the consent between the parties. "There was a meeting, which I believe will be closed Wednesday for the implementation of the reconciliation agreement last month. I will not waste time. We are determined to reach an agreement and to begin implementation on the ground. Finally, this agreement will mark a step forward for the normalization of our relations and European perspective of the countries and peoples, "said Thaci. Serbian counterpart Ivica Dacic, is not pronounced for journalists. Meeting of the Prime Ministers, with the mediation of the foreign policy chief of the European Union, Catherine Ashton, preceded talks separately with Baroness Dacic and Thaci, which lasted more than had been anticipated. April 19 agreement is the first between the parties, aimed at normalizing relations between Kosovo and Serbia, but its implementation has stalled. In the EU indicate that time is running out and that should be achieved as soon agreed for implementation. Implementation is key, as both Pristina to Belgrade, to mark progress in the European integration process.