Me 27 gusht do të mbahet takimi i radhës midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç. Në vjeshtë ndërkaq, pritet një përshpejtim i procesit të dialogut Kosovë -- Serbi, sapo administrata e Bashkimit Evropian të kthehet në zyra pas pushimeve verore.