Ora News – Shkodër, zonat e mbrojtura, Zamir Dedej: Jemi kundër dëmtimit

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Shkodra ku mori pjesë në një takim për promovimijn e turizmit të qëndrueshëm, kreu i zonave të mbrojtura u shpreh kundër shfrytëzimit të burimeve natyrore në Valbonë. Sipas tij, gjendemi përballë një fenomeni ku proçedurat ligjore janë të mbaruara nga qeveria e kaluar.
Ndërtimi i hidrocentraleve brenda parkut kombëtar të Valbonës ka hapur një debat të gjërë dhe po kundërshtohet fuqishëm nga komuniteti i zonës. Krah tyre është edhe kreu i Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej, i cili shprehet se është kundër të tilla veprave që shfrytëzojnë burimet natyrore, por nga ana tjetër ai e sheh të vështirë kundërshtimin nga pikëpamja ligjore. Sipas tij, gjendemi përballë një fenomeni ku proçedurat i gjejmë të mbaruara nga qeveria e kaluar.
Zamir Dedej, kreu i Agjensisë Kombetare të Zonave të Mbrojtura: Nuk mund të biem dakord që sidomos në parqet kombëtare të ketë të tilla ndërtime. Ne ndeshemi me një fenomen që i gjejmë të mbaruara procedurat. Pra ajo që është bërë përpara ne kemi shumë vështirë ligjërisht dhe nga pikëpamja dokumentacionale dhe vullneti që është shprehur politikisht përpara periudhës së kësaj qeverie për ti dhënë leje, do të shikojmë si do të zgjidhet problem.
Dedej thekson se për zonat e mbrojtura do të zbatohen një sërë projektesh që në thelb kanë ruajtjen dhe zhvillimin e tyre turistik në të gjitha stinët e vitit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zonat-e-mbrojtura-zamir-dedej-jemi-kunder-demtimit/

Share This Video


Download

  
Report form