Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zonat e Mbrojtura janë në dispozicion te zhvillimit te Turizmit, dhe Ministria e Mjedisit synon që turizmi në Shqipëri të jetë gjithëvjetor dhe jo sezonal.
Nga Velipoja, në Ditën e Zonave të Mbrojtura, zv/ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, i ka bere thirrje pushtetit vendor te mbajë pastër mjedisin, pasi ndotja eshte problemi me shqetësues për turistet:
Xhaxhiu: Duke mbrojtur bidicversitetin, do kemi më shumë prezencë të turistëve. Ai shpesh vijnë për flourën dhe faunën tonë. Duhet që këto elementë t?i mbrojmë.
Përveç, pastrimit të mjedisit, një tjetër problem i zonave të mbrojtura në te gjithe vendin janë ndërtimet pa leje qe ne total shkojnë në 2500.
Zamir Dedej, Kreu i AKZM: Ne po fillojmë që për zona të mbrojtura të bëjmë politika të veçanta në bashkëpunim me pushtetin vendor për grumbullimin e mbetjeve dhe deponimin e tyre pranë një pike ku bashkia të vijë t?i marri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zonat-e-mbrojtura-ne-shkoder-ne-dispozicion-te-turizmit/