Ora News - Shkodër - Zonat e mbrojtura, shqetësim ndotja në prag të sezonit turistik

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pastrimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe gjuetia e paligjshme, kanë qenë tre problemet kryesore për zonat e mbrojtura në Qarkun e Shkodrës.
Përgjegjësi i administratës se këtyre zonave, Agim Dardha, thotë se aktualisht, shqetësimi me i madh dhe qe akoma nuk po merr zgjidhje është ndotja, ndaj apelon që pushteti vendor të marrë masa për pastrimin e tyre, pasi ndodhemi në prag të sezonit turistik.
Agim Dardha: Mbeturinat, të cilat si në pjesën e Velipojës dhe në derdhjen e Bunës ka ndotje plastike që barten nga lumenjtë dhe në Parkun Kombëtar Theth që vazhdon ende të jetë i papastër për arsye sepse Bashkia ende nuk ka marrë masat për pastrimin e asaj zone.
Velipoja, ekosistemi i lumit Buna e liqeni i Shkodrës, Razma, Thethi dhe Alpet, janë ne dispozicion te sezonit turistik dhe te vizitoreve, te cilëve nuk do tu mungojnë kushtet e nevojshme te shijuar bukuritë e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zonat-e-mbrojtura-shqetesim-ndotja-ne-prag-te-sezonit-turistik/

Share This Video


Download

  
Report form