Ora News – Ndihma ekonomike, Ademi: Fondi social t’i vendoset në dorë bashkive

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar që ngritja e fondit social ti vihet në dispozicion bashkive. Në një konferencë për reformën e ndihmës ekonomike, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ademi dhe se duhet të zbatohet kjo reformë.
Ademi: Ajo që vazhdon të jetë një kerkesë e jona është që në kuadër të ligjit të ri të pushteti vendor do të duhet sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet tranferimi i plotë i këtij funksioni tek ata që e kanë përgjegjësinë. Shpesh dyzime të tilla mbi funksionet e përgjegjësitë lënë hapësira boshe ku shteti nuk vepron apo që janë subjekt i një varfërie më të madhe sesa në rastin kur përgjëegjësitë do të ishin të mirëpërcaktuara. Në këtë kuadër unë dua të theksoj që nevoja për administrimin në nivelin vendor të shërbimeve ditore, rezidenciae, të integrimit social, të kujdesit për të moshuarit do të duhej të transferoheshin dhe kjo pritet të ndodhë në administrimin e pushteti vendor.
Unë dua të kujtoj atë që parashikon ligji ngritjen e fondit social, i cili ti vendoset në dorë pushtetit vendor për të bërë politika sociale, sikurse në fakt e ka në përgjegjësi. Unë shpresoj që reformat ë vazhdojë. Ne po punojmë dhe bashkëpunojmë në mënyrë që atë ta bëjmë të mundur, sepse kjo është domosdoshmëri për ata që shërbejne dhe që kanë përgjegjësinë, kryetarët e bashkive. Unë shprehem optimiste se duhet të vazhdojmë që ta bëjmë të mundur që sistemi i menaxhimit të ndihmës ekonomike të funksionojë, jo vetëm për atë ndihmën dhe që ndihma të shkojë aty ku duhet, por edhe për një sistem të mirë, bazë për planifikimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndihmen-ekonomike-ademi-fondi-social-ti-vendoset-ne-dore-bashkive/

Share This Video


Download

  
Report form