Ndihma ekonomike, Voltana Ademi: Mangësi me dosjet nga ish-komunat

Ora News Lajme 2015-10-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Numri i familjeve të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike ka shkaktuar debat në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës. Sipas të majtëve, numrit të lartë të përfituesve nuk i korrespondon numri real i banorëve në ish komunat, Pult e Shosh, bazuar në censusin e 2011-s. Mangësitë me dosjet nga ish komunat janë pohuar dhe nga kryebashkiakja e Shkodrës.
Shkodër-12 mijë e 900 familje përfituese të skemave mbështetëse të ndihmës ekonomike dhe asaj të paaftësisë në bashkinë e re të Shkodres janë një shifër e tejfryrë dhe që i marrin buxhetit vjetor 7.2 milionë euro. Ekonomistja Senida Mesi, këshilltare e Partisë Socialiste i është referuar censusit, për të denoncuar numrin disa herë më të lartë të familjeve përfituese. Kryebashkiakja Ademi pranoi mangësitë në shumë dosje të trashëguara nga ish-komunat.
Senida Mesi, keshilltare e PS bashkia Shkoder: Komunat Pult, Shalë dhe Shosh sipas censusit të 2011 kanë 343 familje Pulti, ndërkohë që janë 390 ndihma ekonomike për shtatorin e 2015. Në Shalë 477 familje me census, kurse me ndihmë ekonomike 526.
Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkoder: Rezulton që të kemi një situatë problematike përsa i përket përmbajtjes së dokumentacionit ligjor, dosjeve përkatëse për gjithësecilën familje dhe ka edhe vlerësime të munguara.
Por për këshilltarin demokrat Ndoc Ashta shqetësimi është më i madh pasi në këto zona në gjithë këto vite nuk është gjeneruar asnjë vend pune.
Ndoc Ashta, këshilltar i PD: Ka vite që në ato vite që në ato zona nuk gjeneron asnjë vend pune. Aty mund të jenë 10-15 punonjës të administratës dhe 10-15 persona në shërbimin shëndetësor apo në arsim dhe kaq mbyllet mundësia e të punësuarve që të largohen nga skema e ndihmës ekonomike.
Vetëm për muajin shtator nga lista e përfituesve të ndihmës ekonomike dhe paaftësisë në bashkinë Shkoder janë hequr 130 familje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ndihma-ekonomike-voltana-ademi-mangesi-me-dosjet-nga-ish-komunat/

Share This Video


Download

  
Report form