Ora News-Papunësia në Vlorë, banorët: Ndihma ekonomike nuk mjafton për bukë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mëngjesi i çdo dite i gjen në sheshin Omonia të Vlorës me shpresën se dikush do t`i marrë në punë dhe t`ju mundësojë në këtë mënyrë ushqimet e ditës. Janë kryefamiljarë dhe mbajnë mbi supe peshën e gjithë familjes.

Me 3 mijë lekë të ndihmës ekonomike thonë se nuk mund të sigurojnë dot bukën dhe as jetesën, ndaj e vetmja shpresë mbetet sheshi Omonia, ku punëdhënësit shfaqen çdo ditë e më rrallë.

Punëtorë: S?ka punë fare! Shpresat janë humbur.
-Jetohet kështu? Ai do të paguaj energjinë elektrike, taksat e bashkisë.

Vlora është një qytet bregdetar, i pasur me resurse por duket se në muajt jashtë sezonit turistik, papunësia zë vend e ulet këmbëkryq.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/papunesia-ne-vlore-banoret-ndihma-ekonomike-nuk-mjafton-buke

Share This Video


Download

  
Report form