Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut ka shfaqur një sërë filmash në ditën e tij të 4.
?Jo më të huaj? është filmi izraelit i regjisoreve Karen Goodman dhe Kirk simon, prodhim i vitit 2010, i cili në 40 min solli në vemendje një shkollë të veçantë ku vijnë për të mësuar sëbashku fëmijë nga 48 vende të ndryshme për t?i ikur varfërisë, vështirësive politike dhe madje edhe gjenocidit për t?u përshtatur me jetën në një tokë të re.
Në orën 16:00 në Universitetin Polis u shfaq filmi ?Toke për kokë? subjekti i të cilit sillet rreth Abdul, Brian dhe Farid që janë të bllokuar në një shtëpi të izoluar për azilkërkues në qytetin e vogël Belzig në rajonin gjerman të Brandenburgut. ?Tokë për kokë? fokusohet në humorin e patëkeq të takimeve të tyre.
Salla e kinema Marubit në orën 17:00 mirëpriti filmin shqiptar ?Brava? të regjisorëve Bujar Alimani dhe Erand Sojli. Në qendër të subjektit është një familje shqiptare që ka humbur djalin në aktet terroriste dhe një nënë sirianë që bashkë më vajzën e saj të vogël kërkojnë strehim në Shqipëri. Ky produksion, prodhim i vitin 2016 tërhoqi vemëndjen edhe të regjisorëve të huaj në seksionin me pyetje pergjigje në fund të filmit
?Dëgjo? çeli pasditen artistike në Arkivin Qendror të filmit, një subjekt me tension, i shkëlqyer rreth izolimit kulturor dhe injorancës burokratike. Një grua e huaj e veshur me burka sjell djalin e saj të vogël në një stacion policor të Kopenhagës të ngrejë një padi kundër burrit të saj abuziv, por përkthyesi i caktuar nuk përcoi fjalët e vërtëta të saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/dita-e-katert-e-festivalit-te-marubit-kolane-filmash-dhe-tematikash/