#rtvora #oranews
Rindërtimi, Anti-KÇK, integrimi europian dhe rajonal do të jenë çështjet kryesore të cilat do të diskutohen këtë të shtunë në ditën e dytë të Kongresit Zgjedhor treditor të PS.
Punimet do të ndahen në tre seanca. Në orën 10:00 do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe më pas do të jenë ministrat që sipas sektorëve do të raportojnë për punën dhe sfidat e qeverisë.
Kjo seancë publike do të mbyllet me fjalën e Kryeministri, njëkohësisht kryesocialistit Edi Rama.
Për 3 orë me radhë socialistët do të përfshihen në një debat mes tyre pa praninë e mendiave, për gjendjen e strukturave të PS, ndryshimet në statut si dhe prezantimi i axhendës politike të PS deri në qershor të 2021, ku vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare.
Më pas në orën 15:00 rreth 1500 delegatë do të zgjedhinn 134 emrat e rinj të Asamblesë.
Edhe pse në tre ditët e Kongresit do t?i jepet prioritet grave dhe të rinjtë, të ?vjetrit? socialistë shprehen ende të pakënaqur.
8-ish zyrtarë të selisë rozë, disa prej tyre kundërshtarë të Edi Ramës, i kërkojnë zyrtarisht Kongresit që merret parasysh mocioni me 10 pika për reformimin e Partisë Socialiste.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dita-e-dyte-e-kongresit-te-ps-diskutime-rindertimin-anti-kck-ne-dhe-integrimin
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp