#rtvora #rtvoranews
Mungesa e kujdesit shëndetësore shoqëroi tre ditët e para të grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit, krahas asaj që ata e cilësojnë indiferenca vrasëse e institucioneve të shtetit.
Alarmi ishte ngritur në media me hërët, pasi kur një prej grevistëve u ndje keq dhe u detyrua të linte grevën.
Naftëtarët thonë se kishin venë në dijeni policinë e Mallakastrës për grevën e urisë, por ndryshe nga hera e parë, pranë tyre nuk ishte vendosur staf mjekësor
Kolegu jonë ditën e dytë u sëmur. Ishte me diabet?
Ambulanca dhe mjekët e Spitalit të Mallakastrës erdhën pranë grevistëve vetëm ditën e katërt, por bluzat e bardha u refuzuan
Edhe pse disa në gjendje të rënduar shëndetësore, ata lajmëruan përshkallëzimin e grevës, duke thënë se kujdesin mjekësor nuk do ta pranojnë as në ditët në vijim!
Thonë se janë gati të shkojnë deri në vetëflijim për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.
?Nuk levizim që këtej do dalim të vdekur?
Këtë të enjte, grevës iu bashkua edhe një përfaqësues i punonjësve të Nënstacionit të Poçemit, që po ashtu janë në varësi të Rafinerisë së naftës
?Nuk vemi dot në shtëpi. Kërkoj lekët tu çoj bukë kalamajve?
Naftëtarët e Ballshit thonë se kanë 13 paga të prapambetura të fituara me vendim gjykate, ndërsa punonjësit e Poçemit kanë 20 rroga për të marë!
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dita-e-katert-naftetaret-ne-greve-urie-do-dalim-te-vdekur-duam-buken-e-kalamajve/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv