Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
3 ton e 132 kg lëndë narkotike kanabis është sekuestruar dje në Mat nga policia.
Lënda narkotike është gjetur në një përrua në fshatin Rremull, në një hangar.
Bima ishte gjysëm e thatë dhe prokuroria ka zbuluar edhe poseduesit e parcelave të drogës.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se poseduesit e saj janë njerëz të lidhur me policinë ose pjesë e saj.
Bima ishte e gatshme për tu hedhur në treg, ndërkohë vendi i tharjes së kanabisit mësohet se ishte pranë banesës së shtetasit Sh.L, i cili mësohet se është shoqëruar nga forcat e policisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-3-ton-e-132-kg-kanabis-ne-nje-magazine/