Mbi 15 ton kanabis është zbuluar në dy super - aksione të policisë në Vlorë dhe Kavajë.
Në Vlorë kanë rënë në pranga 2 efektivë të policisë, një kryeplak dhe 6 persona të tjerë. Pjesa më e madhe e lëndës narkotike u kap në tre banesa në zonën e Llakatundit të Vlorës, në fshatin Drithas.
Njëra prej shtëpive i përket oficerit të policisë, Lirim Lamaj. Në të u gjetën të mbjella 270 bimë kanabis. Ai u arrestua së bashku me të vëllain e tij, Astrit Lamaj.
Polici tjetër i arrestuar, Avdul Sinanaj, akuzohet për shpërdorim detyre. Në pranga është vënë dhe kryeplaku i Drithasit Balil Gjata, 69 - vjeç për moskallzim krimi. Kanabisi në Vlorë ështe ende në proces peshimi dhe burimet e policisë thonë se sasia mund të rezultojë më shumë se 15 ton.
Ajo ishte e përpunuar dhe e gatshme për t?u trafikuar dhe dyshohet se do të transportohej për në Itali me mjete lundruese.
Në Kavajë, në rrugën që të çon për në Plazhin e Gjeneralit u zhvillua operacion i koduar "Pilotët". Një furgon dhe një fuoristrade po trasportonin 1.3 ton kanabis. Në pranga u vunë Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari. Pas krehejes së zonës është gjetur një gomone e lidhur në një zetor, pronari i tyre është shpallur në kërkim nga blutë.
Drogë u gjet edhe në Permet, ndërsa operacioni është shtrirë edhe në Elbasan, Shkodër, Tiranë, Krujë dhe Kukës nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako.
Për rastin e Vlorës dhe Kavajës, grupet hetimore janë duke punuar për të sqaruar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këto raste dhe destinacionin përfundimtare të lëndës narkotike.
Tv Klan