Video/ Kapen mbi 1 ton kanabis në Karaburun

RTV KLAN 2017-10-24

Views 1

Operacioni nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Guardia Di Finanza dhe Roja Bregdetare.

Sekuestrohen 1 110 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe një mjet lundrues Gomone

Operacioni ka nisur mesditën e datës 05.09.2017 dhe është ende në vijim.

Më datë 05.09.2017, rreth orës 14:44, në Sallën Operative të DVKM Vlorë, ka ardhur një telefonatë për largimin nga vendbazimi të një mjeti lundrues, pa kryer procedurat e daljes në det.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, Reparti Special ?Delta? dhe GdF, kanë dalë në det dhe kanë filluar kërkimin e mjetit lundrues në zonën detare Shën Jan-Kepi i Gjuhëzës, në Karaburun.

Gjatë kërkimit, në vendin e quajtur ?Zhapovel? në Karaburun është konstatuar një mjet lundrues, "gomone", i cili ecte me shpejtësi në drejtim të bregut të detit.



Në ndjekje të mjetit lundrues me një person në bord, janë vënë mjetet lundruese të Policisë Kufitare, Delta Forcë, GdF-së dhe Rojes Bregdetare.



Personi ka braktisur në breg të detit në Karaburun gomonen me një motorr ?Mercury? 150 hp dhe është larguar duke përfituar edhe nga terreni i pyllëzuar në këtë zonë.



Nga toka kanë shkuar forca të tjera të Policisë Kufitare Vlorë , Repartit Special ?Delta?, të cilët kanë bërë krehjen e të gjithë zonës, por nuk është arritur të gjendet personi i larguar nga mjeti lundrues.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e përbashkëta janë lënë në terren gjatë gjithë kohës, për tu riorganizuar sërish në mëngjesin e datës 06.09.2017.

Share This Video


Download

  
Report form