Ora News - Mbetjet, PD: Votoni sot për referendumin. Ruçi:S’ka emergjencë

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i Shqipërise u përfshi nga debate të ashpra mbi ligji e importit te mbetjeve. Shumica nuk e pranoi kërkesën e opozitës për mbajtjen e një referendumi për këtë çështje me argumentin se kërkesa duhet të kalojë më parë në konferencën e kryetarëve. Kryeministri Edi Rama dhe ish-Kryeministri Berisha mbajtën peshën kryesore të debatit disa orësh dhe të dy u ulën dhe ngritën disa herë nga vendi në foltore, i pari për të mbrojtur ligjin që sjell mbetje dhe jo plehra siç tha ai, ndërsa i dyti për të thënë se Qeveria është kapur nga mafia, por edhe për të tshprehur pendesë per miratimin e një ligji të ngjashëm në 2011 kur ishte Kryeminstër.
Importi i mbetjeve nxiti debate të ashpra deri në akuza personale mes mazhorancës dhe opozitës.
Partia Demokratike kërkoi përfshijnë në rend të ditës votimin e kërkesës për referendum kundër importit të mbetjeve, duke theksuar se pas ligjit fshihet mafia e plehrave.
Paloka: Partia Demokratike ka paraqitur një kërkesë e cila është depozituar sot në administratën e Kuvendit, një kërkesë për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm. Kërkesa është që kjo kërkesë për referendum të futet dhe të votohet sot në seancën parlamentare, pra është një kërkesë që duhet të futet sot në rendin e ditës.
Kërkesa nuk u pranua nga mazhoranca, duke theksuar se më parë ajo duhet të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve.
Kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi, tha se referendumi nuk është emergjencë, ndërsa mbrojti ligjin duke theksuar se nuk bëhet fjalë për plehra, por për import të mbetjeve që shërbejnë për lëndë të parë të riciklueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/paloka-pa...

Share This Video


Download

  
Report form