Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë para protestës të thirrur nga të rinjtë demokratë, Partia Demokratike lëshoi apelin për pjesmarrje në tubimin para parlamentit, të hënën në orën 10:00.
Nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar, Julian Deda, tha se thirrja për pjesmarrje në sheshin e protestës nuk vjen vetëm nga PD, por nevoja e vendit për të ndalur keqqeverisjen.
Deda: ?Ne sot i detyrohemi vendit tone dhe vetes një reagim serioz për të thënë se nuk jemi dakord me vëllezërit dhe motrat tona që jo për fajin e tyre, nuk shohin më shpresë dhe po marrin rrugët ku të munden. Ne sot nuk mund të mjaftohemi duke thënë se këtu nuk ka më shpresë, perkundrazi ne vetë duhet të fillojmë të ndezim dritën e shpresës, sëpari duke reaguar ndaj keqqeverisjes?.
Deda tha se të rinjtë kanë vetëm dy rrugë, të rrinë me duar ne xhepa e të mallkojnë kafeneve, ose të ngrihen dhe me energjinë e tyre të sjellin ndryshimin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/protesta-e-pd-te-henendeda-o-sot-o-kurre-per-ndryshimin-ose-mallkoni-kafeneve/