PD dështon me referendumin për mbetjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike nuk ia ka dale te fusë ne rendin e ditës shqyrtimin e kërkesës se saj per te zhvilluar nje referendum per ndalimin e importit te mbetjeve. Pasi ka depozituar kërkesën e mbështetur nga 28 deputete, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka ka këmbëngulur se kjo është çështja me te cilën duhet te merret séanca plenare ketë te enjte. Por homologu socialist Gramoz Ruci ka dale kundër, duke iu referuar rregullores se parlamentit, e cila parashikon fillimisht përfshirjen e nismës ne kalendarin e punimeve e me pas caktimin e datave per shqyrtim. Opozita ne kërkesën e saj i referohet nenit 150 te Kushtetutës pika 2, ku sanksionohet se ?Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum?, duke theksuar se pyetja e referendumit duhet te jete e qarte ?A duhet të lejohet importi i mbetjeve në territorin e Shqipërisë?? Por opozita numëron vetëm 48 deputete e ne çdo rast vendimi per referendumin mbetet ne dore te maxhorances, e cila vetëm nje jave me pare miratoi ndryshimin ligjor qe lejon importin e mbetjeve e per kete arsye nisma e Partisë Demokratike nuk ka asnje mundësi qe te miratohet. Per me teper i vetmi kuadër ligjor per referendumin ne Shqipëri daton ne nje kapitull te Kodit Zgjedhor ne vitin 2003, i cili e bën te vështire zhvillimin e nje referendum. Bazuar mbi kete kod per shkak se vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet parlamentare nuk mund te zhvillohet nje referendum nga marsi deri ne fundin e muajit nëntor. Referendumi i fundit ne Shqipëri ka qene ai per miratimin e Kushtetutës ne vitin 1998 e qe prej asokohe ne asnjë rast qytetaret nuk kane vendosur me vote te drejtpërdrejte per nje çështje.

Share This Video


Download

  
Report form