http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas disa orësh diskutime mes koalicionit PAN-AKR dhe Listës Serbe, seanca për konstituimin e Kuvendit, e cila ishte vendosur të zhvillohej sot në orën 11:00, është shtyrë, për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit ?PAN?. Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci njoftoi se seanca do te vazhdoje në orën 14:00. Në rendin e ditës ishte parashikuar zgjedhja e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve, për t?i hapur më pas formimit të institucioneve.
Ende nuk ka asnjë reagim nga PAN-i lidhur me mungesën e sotme, edhe pse një ditë më pare ishin deputetet e këtij koalicioni qe kërkuan vazhdimin e seancës. Kryesuesi Adem Mikullovci mori zyrtarisht shkresën nga ?PAN? për thirrjen e seancës konstituive.
Nje ditë më parë, koalicioni PAN-AKR zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të komuniteteve joshumicë, duke arritur një marrëveshje për ndarjen e posteve. Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, hoqi dorë nga Ministria e Bujqësisë, ministri e cila ishte kriter i Listës Serbe për të hyrë në qeveri më ?PAN?.
Lista Serbe merr gjithsej 3 ministri, ndërsa Pacolli, nga 5 që ishte parashikuar, do të marrë 4 ministri. Megjithatë, ende nuk dihet nëse deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë do t?i japin fund ngërçit politik mesditën e sotme. Nëse Kuvendi zgjedh kreun e Parlamentit, qeveria e re do të votohet në një afat kohor prej 15 ditësh.