Ora News – Velipojë, në mbledhjen informale të qeverisë edhe Ruçi e Balla

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas takimit në Vlorë kryeministri Edi Rama zhvilloi një tjetër mbledhje informale me ministrat e qeverisë së re. Këtë herë në Velipojë të Shkodrës.

Diskutimet e zhvilluara tre ditë përpara seancës së parë parlamentare që hap legjislaturën e re mësohet se kanë pasur në qendër të vëmendjes bashkëpunimin qeveri-parlament, por edhe projektet qeveritare dhe afatet e zbatimit.

Në orën 11:30 minuta nisi mbledhja e parë, ku përveç ministrave, pjesë e saj janë edhe Gramoz Ruçi, emri i përzgjedhur nga PS si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe Taulant Balla, kryesuesi i ri i grupit parlamentar të PS-së.

Takimi informal dy ditor i nisur në orën 11.30 minuta të së mërkurës (6 shtator) dhe do të vijojë të enjten, do të vendosë piketat e drejtimit të vendit për 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë do të konkretizohet projekti i shkrirjes së ministrive dhe institucioneve në varësi.

Kryeministri do të zhvillojë edhe të enjten paradreke një tjetër mbledhje, ndërsa i gjithë takimi është mbajtur hermetik për mediat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-diskuton-me-ministrat-programin-ne-velipoje/

Share This Video


Download

  
Report form