Ruçi: Hetim ndërkombëtar edhe Gërdecit, 21 Janarit, e “Rrugës së Kombit”- Ora News

Ora News Lajme 2015-10-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ? Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së thotë se është dakord por me kushte: Ky hetim të jetë gjithëpërfshirës nga A-ZH. Jo vetëm kaq.
Ruçi thotë se është gati të bindë deputetët e grupit të tij parlamentar për të ndryshuar Kushtetutën e Kodin Penal për të lejuar hetimin ndërkombëtar me kusht që këtij hetimi t?i nënshtrohen dhe dosje të tjera të mëdha në vend: 21 janari, Gërdeci, afera e Rrugës së Kombit.
Kritik në qëndrimet e opozitës të cilën e quan pa kauzë Ruçi tha se deputetët nuk mund të anametojë gjyqtarët e prokurorët të cilët janë pjella e tyre.
Fjala e Gramoz Ruçit
PS është për hetim të gjithçkaje edhe të kësaj çështjeje, por është për një hetim të ligjshëm, kushtetutes e gjithëpërfshirës dhe jo selektivë. Siç kërkoni ju, këtë e këtë se doni të përjashtoni veten. Të hetohet nga A tek ZH. Që nga privatizimi, kur ne ishim kundër. Të hetohet privatizimi, sepse dhe marrëveshja ka kaluar me faqe të bardhë. Këto cështje duhen hetim, si është bërë, pse është bërë. Të mos harrojmë. Të gjithë shqiptarët kujtojnë kur ju bëtë kërkesë për statusin e vendit kandidat. Më thonë qoftë dhe një zyrtar europian që atëherë nuk u prononcua se nuk është koha. Nuk është momenti që Shqipëria të bëjë kërkesë. Kurse ju me vrap u nisët drejt Çekisë meqë kishte presidencën dhe e përqafuat dhe e quajtët rezultat të madh që ai pranoi kërkesën kur të gjithë institucionet e Parlamentit Europian thoshte nuk është koha. Sepse bëtë çokën. I kishit dhënë një ndërmarrjeje jo tregtare siç thoni ju, por me maxhorancë shtetërore të falimentuar e provuar në vend tjetër, e dështuar,siç dështoi tek ne. Ja pse duhet hetuar që nga privatizimi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ruci-hetim-nderkombetar-edhe-gerdecit-21-janarit-e-rruges-se-kombit/

Share This Video


Download

  
Report form