Koncesioni i Rrugës së Kombit është fituar përfundimisht nga grupi shqiptar i përbërë nga kompanitë ?Kastrati? dhe ?Salillari?.
Përplasja mes Ministrisë së Transporteve dhe Komisionit të Prokurimeve për koncesionin e Rrugës së Kombit ka përfunduar me rrëzimin e grupit turk që u shpall ?Vendeka Bilgi? fitues i tenderit.
Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të rrezojë përfundimisht vendimin që i jepte grupit turk ?Vendeka Bilgi? koncesionin e Rrugës së Kombit. Fituese zyrtare tashmë është grupi shqiptar i përbërë nga kompanitë ?Kastrati? dhe ?Salillari?, i cili u rendit fillimisht në vendin e dytë në tender. Lajmi është konfirmuar nga Komisioni i Prokurimit Publik, si dhe Ministria e Transporteve.