Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konçesioni i Rrugës së Kombit aktualisht është pezulluar. Ky vendim ka ardhur pas ankimimit të kompanisë e cila u rendit e dyta në tenderin që u zhvillua për këtë rrugë ne korrik te ketij viti.
Grupi i kompanive ?Catalyst?, ?Salillari? dhe ?Kastrati?, kanë dorëzuar në Komisionin e Prokurimeve publike ankimim me argumentin se janë skualifikuar padrejtësisht.
Seitaj: Ka pasur një ankesë në Komisionin e Prokurimeve Publike dhe pezullimi vjen si rrjedhojë e ankesës. Me marrjen e ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik na ka njoftuar për pezullimin dhe detyrimin për të dërguar informacion.
Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Transporteve Eduard Seitaj shpjegon se vendimi pritet të jepet brenda 10 ditëve dhe se fati i këtij koncesioni varet nga ky vendim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/%EF%BB%BFpezullohet-koncesioni-i-rruges-se-kombot/