Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Lezhës ku edhe do të nisë mbledhja e radhës e qeverisë. Takimet nisin në orën 16:00 për të përfunduar pas 24 orësh.
Disa të rinj e kanë pritur me protestë shkuarjen e kryeministrit atje.
Lezha është qyteti i radhës ku zhvillohet mbledhja e qeverisë, e para për vitin 2018
Mbledhja do të nisë ditën e premte, për të vijuar edhe me takime ditën e shtunë.
Aktivitetet përfundojnë në 17:30 minuta të datës 13 janar 2018.
Gjatë këtij takimi, katër janë temat kryesore ku përveç reformës së ujit e paralajmëruar se do të nisë më 1 shkurt të këtij viti, do të diskutohet edhe turizmi dhe zhvillimit i agroturizmit, shërbimet si dhe Viti i Skënderbeut.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-transferohet-te-shtunen-ne-lezhe-publikohet-axhenda