Historia e përvetësimit të gjithë pasurisë intelektuale por edhe financiare të Lef Nosit, menjëherë pas ardhjes në pushtet të komunistëve, është lakuar mjaft herë. Koleksionet e tij të rralla u përvetësuan, një pjesë e madhe nga strukturat e regjimit dhe një pjesë tjetër humbi pa lënë gjurmë.
Mbi këtë subjekt, janë botuar disa dëshmi e dokumente gjatë viteve pas rënies së regjimit komunist. Por sot, Shqiptarja.com sjell një dëshmi e rrallë për vjedhjen e 10 mijë naloponave ar të Lef Nosit nga drejtuesit më të lartë të Sigurimit të Shtetit.
Dëshmia mban firmën e një ish-punonjësi të Sigurimit të Shtetit, i cili shkruan në një letër drejtuar Komitetit Qendror se 10 mijë napolonat ia kishte dhënë atij në dorë Lef Nosi në momentin e arrestimit dhe ato florinj, përmes shefit të Seksionit, ku ai punonte ia kishin dhënë Koçi Xoxes.