Report TV - 'Policia nën drejtimin e ish-Sigurimit të Shtetit', PD publikon listën: Rama si Enveri

Report TV 2020-12-05

Views 6

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu thotë se Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste. Ai thekson se ligji i Vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.

Balliu ka publikuar listën e punonjësve të Policisë së Shtetit që sipas tij janë ish-sigurimsa, të cilët kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist.Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste. Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor. Në asnjë Polici të vendeve të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit.  Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi. Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit. Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë. 
?    XHAVIT SHALA 
?    GANI ZENELI
?    BESNIK SHEHAJ
?    ARTAN  SHKEMBI
?    XHEVAHIR KARAJ
?    NIKOLL RICA  
?    ILIRJAN MANDRO 
?    YLLI  VASILI
?    MEHDI ÇANGA
?    KASTRIOT SKENDERAJ
?    KRENAR MUÇO 
?    ARJAN FERI   
?    ANDON MARKO 
?    SADRI RAMÇAJ
?    AGIM HOXHA
?    BEDRI HASANAJ
?    BILAL SEMANAJ
?    MYSERET HASANBELLI
?    ZIJA SULAJ

Share This Video


Download

  
Report form