Ora News – PD skenar protestash, do tentojnë të bllokojnë Ruçin dhe Xhafën

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sesioni i ri parlamentar do të nisë me protesta. Burimet i thanë Ora News se Partia Demokratike po përgatit të protestojë para Kuvendit, të shtunën e 9 shtatorit ku deputetët do të votojnë për qeverinë e re.
Vendimi në selinë blu pritet të merret në fillim të javës kur do të mblidhet dhe grupi parlamentar, ndërsa ende nuk sqarohet në qoftë se nëpërmjet protestës, demokratët do të synojë të bllokojë seancën parlamentare.
Skenarët e protestës po diskutohen në forumet organizative, ndërsa burime të besueshme theksojnë se po mendohet që ajo të shtrihet brenda dhe jashtë parlamentit me synim për të pamundësuar votimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt, si ministër i Brendshëm.
Ditën që Rama shpalli qeverinë e re, kryetari i Partisë Demroaktike Lulzim Basha, reagoi duke theksuar se ai konsolidoi dhe riktheu në pushtet elitën komuniste, ndërsa sipas tij, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre duke përmendur, Edi Ramën, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafën, Ditmir Bushatin dhe Sonila Qaton.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-skenar-protestash-do-tentojne-te-bllokojne-rucin-dhe-xhafen/

Share This Video


Download

  
Report form