Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT
Pas akuzave nga selia blu në adresë të qeverisë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri, i cili duke shprehur keqardhje për PD theksoi se kjo forcë nuk po i reziston dot tundimit për të bërë politikë me çdo të vdekur e fatkeqësi njerëzore.
?Në përpjekje për të fituar kapital politik mbi kufomat, çdo të vdekur e lidhin me një faturë energjie. Në vend që tu kërkojnë falje shqiptarëve, nxitojnë ti përdhosin. Ju fton sot në protestë partia programi i vetëm qeverisës i të cilës është antishteti, kaosi dhe anarkia?, thekson Gjiknuri.
Ai thekson se ?ftesa vjen nga ajo forcë politike që shiti asetet kombëtare të energjitikës për pazare të familjes dhe çoi Shqipërinë në greminë financiare?
Gjiknuri përfundon duke thënë se gjithëkujt i është krijuar dhe do ti krijohet mundësia të shlyejë detyrimet e prapambetura me këste. Janë 126 mijë konsumatorë që u është dhënë e drejta të përfitojnë nga zerimi i kamatëvonesave në një shumë totale përfitimi prej 155 milion dollarësh.
Ndërkohë për Ministrine e Brendshme akuzat janë nxjerrë tellallin e radhës për të sulmuar Policinë e Shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-pd-ben-politike-me-cdo-te-vdekur-dhe-fatkeqesi/