eksa shumica pret mbledhjen e parlamentit dhe firmën e Presidentit të Republikës për konstituimin e qeverisë ?Rama 2?, përfaqësuesit e opozitës kanë nisur lëvizjet për hartimin e një platforme, e cila do të diktojë aksionin e saj politik në fillim të legjislaturës së re. Shqiptarja.com, nga burime pranë Partisë Demokratike, zbardh pikat kryesore mbi të cilat do të bazohet veprimi politik i Partisë Demokratike, veprim i cili mund të koordinohet edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, si pjesë e kampit opozitar.
Reforma zgjedhore, me tërësinë e elementëve të saj, do të jetë kauza kryesore e Partisë Demokratike gjatë kësaj legjislature parlamentare. Përpos, numërimit dhe votimit elektronik, opozita pritet të luftojë për të sanksionuar në ligj edhe votimin e detyrueshëm.