http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca e fundit plenare për këtë vit shënoi votimin e pare unanim te kuvendit, votim qe vulosi marrëveshjen e arritur mes maxhorances e opozitës. Ne rezolute theksohet se te dy palët bien dakord per rikthimin e opozitës ne kuvend, ndërkohë qe maxhoranca nuk do te përdore shumicën e saj te cilësuar për te anashkaluar opozitën, por do te kërkoje konsensus per reforma te rëndësishme kurdoherë qe është e mundur. Pika e dyte është qe partitë do te kontribuojnë per dialogun politik, i cili do te zhvillohet kryesisht ne Kuvend dhe per respektimin e kushtetutës e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese dhe pika e 3 parashikon qe opozita e maxhoranca do te punojnë se bashku per te zgjidhur çështjen e personave me rekorde kriminale qe mbajnë nje post publik ose kërkojnë te zgjidhen ne nje te tille. Miratimi i rezolutës është përshëndetur edhe nga dy negociatoret e Parlamentit Evropian Flekeshtajn dhe Kukan te cilët kane përgëzuar klasën politike per marrëveshjen e arritur duke shpresuar qe bashkëpunimi do te vazhdoje.