PS-PD i largohen konsensusit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca e sotme plenare tregoi pse dështoi takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës duke dëshmuar se sa e largët është mundësia për të pasur dialog mes opozitës dhe mazhorancës. Edhe këtë herë për 2 orë me radhë Parlamenti u përfshi në debate dhe akuza personale; dhe situata nuk u përmirësua edhe pse kryeministri Edi Rama kërkoi ndjese për fjalorin e përdorur të enjten e kaluar. Për opozitën nuk mund të ketë dialog me qeverinë në kushtet kur shkelet konsensusi dhe nuk zbatohen vendimet e Gjykatave. Paloka ka theksuar se qeveria kërkon konsensus me opozitën vetëm për hir të takimit mes kancelares Angela Merkel që kryeministri Rama do të zhvillojë në 1 prill. Nga ana tjetër vetë lideri i mazhorancës Rama duke hedhur poshtë çdo lidhje mes zhvillimeve politike në Tirane dhe vizitës së tij në Gjermani, ka përsëritur vullnetin për dialog me opozitën për çështjen e reformës territoriale. Sipas Ramës mazhoranca i ka dhëne të drejtën e vetos opozitës në komision, por nuk mund të lejojë bllokimin e reformës në Parlament. Edhe në seancën e sotme opozita ka braktisur Parlamentin duke mos marrë pjesë në diskutimin e çështjeve të parashikuara në rendin e ditës.

Share This Video


Download

  
Report form