2 dite pas zhvillimit te tryezës për reformën ne drejtësi mazhoranca e cilëson iniciativën e PS propagande politike.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp , deputetet demokrate te komisionit parlamentar te ligjeve duke përsëritur akuzat për bllokim te ligjeve qe kërkojnë shumice te cilësuar; kane sqaruar se PD do te pranoje propozimet e PS vetëm nëse ato sillen ne parlament. Reforma behet ne Kuvend, atje ku zoti Rama nuk është prezent. Atje ne presim koleget tanë socialiste qe me te njëjtin shpirt si ne te japin mendimin, kontributin, vizionin dhe votën e tyre ne te mire te vendit dhe te integrimit. Përveç akuzave ndaj opozitës, deputetet e PD kane lëshuar akuza te forta ndaj pjesëmarrësve ne tryezën e opozitës, anëtarit te Gjykatës se Larte Ardian Dvorani dhe prokurorit Shkelqim Hajdari duke i cilësuar ata vegla te verbra te PS. Te dy përfaqësuesit e drejtësisë merrnin pjese ne këtë veprimtari partiake ne kundërshtim flagrant me statusin, detyrën dhe funksionin e tyre shtetëror. Zotit Rama mesa duket i intereson me fort keqpërdorimi i njerëzve te vet brenda drejtësisë, sesa respektimi qofte dhe formalisht i pavarësisë se organeve te drejtësisë. Me këtë veprimtari Zoti Rama ka dashur tu tregoje shqiptareve se për te drejtësi e mire, prokurori e mire apo gjyqësor i mire janë vetëm drejtësia, prokuroria apo gjyqësori i ushtareve dhe vasaleve kamikazë. Te premten PS organizoi një tryeze për reformën ne drejtësi ; takim te cilin maxhoranca e bojkotoi.