Report TV - PD kundër hapjes së universiteteve: Akt kriminal, Rama-Shahini të mbajnë përgjegjësi

Report TV 2020-05-14

Views 1

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të hapur auditorët e universiteteve për 3 javë për ata që diplomohen dhe dhënien e provimeve në sezonin korrik -gusht ka sjellë reagimin e ashpër të Partisë Demokratike.

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho e cilëson këtë akt kriminal dhe të papërgjegjshëm të qeverisë duke rrezikuar jetën e studentëve e pedagogëve dhe kërkon që në mënyrë të menjëhershme të anulohet ky vendim dhe të konsultohen fillimisht me drejtuesit e universiteteve dhe studentët. Spaho thotë se për këtë akt kriminal duke rrezikuan infektimin e pedagogëve dhe studentëve dyshja Rama-Meta duhet të mbajnë përgjegjësi sipas Kodit të ri Penal.Në lidhje me zhvillimin e procesit të zgjedhjeve në Universitete, Spaho thotë se Rama kërkon të vjedhë dhe këto për të vendosur njerëzit e vetë ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ato në Akademinë e Shkencave. PD e cilëson këtë në një veprim të papërgjegjshëm dhe se duhen anuluar për t'u zhvilluar vetëm kur vendi të jetë kthyer në normalitet.

Share This Video


Download

  
Report form