Ora News – 25 vjet në Shqipëri, nderohet arkipeshkvi i Mirditës

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përfundim të misionit të tij 25 vjeçar Mirdita ka nderuar arkipeshkvin e zonës Monsionor Cristoforo Palmierin, për kontributin e vyer në vepra të ndryshme të promovimit njerëzor me aktivitet social për të varfërit dhe të rinjtë në veçanti. Me këtë motivacion, Bashkia i dha arkipeshkvit Palmieri ?Stemën e Artë?. Titulli iu dorëzua nga Kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj në një ceremoni të posacme ku merrnin pjesë edhe mjaft qytetarë.
Ndrec Dedaj: Nën gjurmët e barinjve të hershëm shpirtërorë të Mirditës, Monsionor Palmierin arriti ti japë shembull unik Kishës së Mirditës si ndër më aktivet në të gjitha kishat e vendit, e njohur me përkushtimin ndaj popullit të thjeshtë, madje me emër të mirë deri në Vatikan.
Në fjalën e tij Mons. Cristoforo Palmieri, ka falenderuar të gjithë banorët e Mirditës që u bënë pjesë e rrugëtimit të tij të gjatë në këto zona.
Cristoforo Palmieri: Këto vite qëndrimi mes jush më kanë nderuar. Mirësia juaj për cdo shenjë respekti, edhe po të kenë qenë vetëm një fjalë inkurajuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/25-vjet-ne-shqiperi-nderohet-arkipeshkvi-i-mirdites/

Share This Video


Download

  
Report form