Ora News - Breshëri automatiku drejt banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma rreth orës 01:43 të mëngjesit të së shtunës (23 shtator).
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar pasi familjarët kanë qenë në gjumë.
Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë por dhe dritaret. Ndërkohë dy plumba kanë depërtuar duke hyrë në kuzhinën e bamesës.
Në momentin kur autorët kanë qëlluar drita e kuzhinës ka qenë e ndezur, kjo tregon se autorët kanë menduar se mund të ketë pasur njerëz që kanë qenë ende zgjuar.
Deshmia e Tomes
I pyetur nga Ora News, Gjovalin Toma deklaron se ?nuk ka konflikte?, ndërsa nënvizon se një mundësi është edhe ?ngatërrimi i shënjestrës?.
Njoftimi i policise
?Me datë 23.09.2017, rreth orës 01:43, është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj.T. 53 vjeç, banues Ishull Shëngjin në Lezhë, me detyrë shef i Seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë. Për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.?
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-qellohet-me-arme-banesa-shefit-te-qarkullimit-te-mirdites/

Share This Video


Download

  
Report form