Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
25-vjetori i vendosjes se marrëdhenieve diplomatike mes Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka mbledhur bashkë në një ceremoni në Vatikan, klerikë dhe përfaqësuesit më të lartë të Kishës, të cilët hodhën dritë mbi historikun e kësaj marrëdhënie.
I ngarkuari me punë pranë Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, Visar Zhiti, tha se Shqipëria ka përjetuar një ndryshim të madh, ndërsa shtoi se nga lumturimi i 38 martirëve politika duhet të nxjerrë vlera.
Zhiti:Është vërtet një kohë e begatë për Shqipërinë, gjithë këto ngjarje, festa shpirtërore po themi. Ne përveç entuziazmit dhe krenarisë normale për një gjë të tillë ne duhet ti nxjerrim kësaj vlerën dhe porosinë.Shqipëria ka forca shpirtërore të thella të rroposura që po dalin. Politikës, shtetarëve dhe të gjithë njerëzve u mbetet si detyrë që ky shpërthim i brendshëm të shpaloset për mirë. Ky vrull ti shërbejë begatimit të jetës.
Edhe Dom Marjan Paloka, anëtar i Famullisë Fiesole të Firences, i vlerësoi 38 martirët shqiptarë të diktaturës komuniste, që së shpejti priten të lumnohen nga Kisha e Shenjtë, si figura universale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zhiti-politika-te-nxjerre-vlera-nga-lumturimi-i-38-martireve/