Njëzet vjet më parë në 9 mars 1997" />
Njëzet vjet më parë në 9 mars 1997"/>

Ora News – "Si shpëtuam nga lufta civile"/ Çfarë ndodhi në Shqipëri 20 vjet më parë?

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 43

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njëzet vjet më parë në 9 mars 1997 forcat politike shqiptare i dhanë rrugë in extremis qeverisë së pajtimit kombëtar. Vendin e lënë bosh nga Aleksandër Meksi i cili administroi shtetin shqiptar në periudhën e vështirë 92-97, do ta zinte Bashkim Fino, një socialist i njohur për profilin e tij paqtues dhe jo agresiv ndaj Presidentit të kohës, Sali Berisha. Vendi ishte në prag të luftës civile ku të gjithë i trembeshin të gjithëve. Trazirat e iniciuara nga rënia e firmave piramidale po hynin në një spirale të pa kontrolluar që rrezikonin integritetin e vendit.

Fuqi të huaja rajonale të dëshiruara për realizimin e ëndrrave të vjetra, klasë politike vendase e papjekur dhe e pa eksperiencë, po e bënin edhe një herë Shqipërinë shprehje gjeografike. Por për fat të mirë, ndërhyrja e ndërkombëtarëve e përfaqësuar në publik nga ish Kancelari Vranicki që ishte edhe mediatori i kohës, dhe pikat e fundit të bonsensit të politikanëve shqiptarë, bënë që vendi të shpëtonte. Por armiqësitë vetëm sa ishin fashitur. Ish komunistëve që tashmë i thoshin vetes socialistë, ju dukej se koha ju kishte dhënë të drejtë. Ndërsa demokratët ngjante se fati ishte treguar mizor me ta, duke lejuar edhe një herë ata që kishin qeverisur për 45 vjet, të rimerrnin pushtetin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/analiza/si-shpetuam-nga-lufta-civile-cfare-ndodhi-ne-shqiperi-20-vjet-me-pare/

Share This Video


Download

  
Report form