2 persona humbin jetën në 5 aksidente

RTV KLAN 2017-10-24

Views 0

Lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara pasuan një sërë aksidentesh këtë të martë në disa akse të vendit. Dy persona humbën jetën ndërsa të paktën 20 të tjerë u plagosën në këto aksidente.

Një 25-vjeçar humbi jetën që herët në mëngjes në aksin Peqin-Rrogozhinë. Një automjet tip Fiat që drejtohej nga i riu u nda në dysh pas përplas nga një kamion.

Viktima tjetër është një shtetas maqedonas. Automjeti me të cilën ai udhëtonte doli nga rruga dhe ra në humnerë në aksin Librazhd ? Prrenjas pranë fshatit Urakë. Katër persona të tjerë janë dërguar në spital me plagë të rënda.

Pranë fshatit Xibrakë në aksin Elbasan-Librazhd janë përplasur 2 automjete. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona. Në gjendje të rëndë raportohet një vajzë 12-vjeçare.

Po në këtë aks, pranë vendit të quajtur Qukës 2 automjete tip furgon që transportonin pasagjerë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Dy aksidente janë shënuar edhe në Shkodër ku për pasojë janë plagosur 4 persona. Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form