Aksidente ne pune, humbin jeten 2 persona | Lajme - News

RTV KLAN 2020-12-04

Views 11

Dy persona kanë humbur jetën brenda një orë në Tiranë dhe Kamëz, në vendet e tyre të punës.

?Një 56-vjeçar që ishte duke punuar për ndërtimin e këtij pallati në rrugën Kongresi i Manastirit në kryeqytet, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia. Sipas Policisë së Tiranës, viktima është rrëzuar nga kati i tretë i këtij pallati dhe gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia?.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:10 minuta të së enjtes, në kohën kur punëtorët sapo kishin lënë turnin. Mësohet se, viktimë ka mbetur Ibrahim Bilo, që ishte duke punuar për ndërtimin e apartamenteve, ndërsa në kohën kur ndodhi ngjarja po kujdesej të mblidhte veglat e punës.

Sakaq ekspertët e policisë kanë nisur hetimet për të parë nëse janë respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe nëse viktima ka qenë ose jo i punësuar konform ligjit.

Pak më herët, rreth orës 14:50 minuta, një i ri në Kamëz ka humbur jetën gjatë orarit të punës. 35-vjeçari me inicialet I.B., është aksidentuar nga një makineri që përdorej për prodhimin e tubave të ujit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form