A1 Report - Turqi, autobusi perfundon jashte rruge, 21 persona humbin jeten

Report TV 2015-08-21

Views 0

BRAZIL - Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur, pas një aksidenti në Turqi. Aksidenti bëhet i ditur nga agjencia e shtypit Dogan.

Ndërsa në raportin e policisë rrugore deklarohet se drejtuesi i autobusit kishte humbur kontrollin përgjatë një rruge të mbuluar nga dëbora, në Kayseri në Turqinë qendrore. Autobusi ka dalë nga korsia e rrugës dhe në vendngjarje kanë arritur operatorët e shpëtimit, të cilët janë munduar të vendosin në pozicionin fillestar autobusin dhe të nxjerrin ka trupat e njerëzve që ndodheshin në të.

Ndërkohë kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe përveç kushteve të këqija klimaterike, sipas mediave turke, ekziston edhe një mundësi që shoferin ta ketë zënë gjumi ndërsa ngiste autobusin.

Aksidentet rrugorë në Turqi, janë shumë të shpeshtë duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e mijëra personave gjatë një viti. Shkak për këto aksidente bëhen gjendja e keqe e rrugëve dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit.

Share This Video


Download

  
Report form